Polici përplas për vdekje këmbësoren në Nikël

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2026, 12:44

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Nikël-Larushkë.

Një punonjës policie me iniciale E.B dhe detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë ka përplasur për vdekje me makinë një këmbësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:45 dhe këmbësorja me iniciale N.Ç ka humbur jetën në vendngjarje,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit