Ambasadori i Spanjës shkon në SPAK! Cila është arsyeja e takimit me Brahon?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.02.2026, 12:27

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, po zhvillon një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho, në zyrat e Prokurorisë së Posaçme. Makina diplomatike e ambasadorit u pa duke hyrë në godinën e institucionit të antikorrupsionit, ndërsa siguria rreth zonës ishte e shtuar.

Deri më tani nuk ka njoftime zyrtare mbi temat e diskutuara gjatë takimit. Më herët, edhe homologë të tjerë të tij kanë zhvilluar vizita të ngjashme, duke përshëndetur kreun e SPAK dhe shprehur mbështetjen për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit