Merkato Serie A/ Interi pa afrime, Milani pret verdiktin për Matetan, Juve në kërkim të sulmuesit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.02.2026, 12:13

Orë të zjarrta në mbyllje të merkatos së dimrit 2025/26. Sesioni i transferimeve mbyllet sot në orën 20:00, ndërsa klubet e Serie A vijojnë përpjekjet e fundit mes negociatave të vështira dhe pistave që shuhen në minutën e fundit.

INTER Merkato e zikaltërve po shkon drejt mbylljes pa lëvizje. Moussa Diaby nuk do të transferohet, pasi Al Ittihad refuzoi çdo formulë huazimi apo blerjeje. Kanë rënë gjithashtu pistat Perisic dhe Curtis Jones, ndërsa klubi nuk parashikon as afrime dhe as largime në orët e fundit.

MILAN Janë orë vendimtare për Jean-Philippe Mateta. Marrëveshja me Crystal Palace është gati për 35 milionë euro, por transferimi mbetet në pikëpyetje për shkak të problemeve në gju. Vendimi final pritet pas kontrollit të plotë mjekësor.

JUVENTUS Bardhezinjtë vijojnë kërkimet për një sulmues, por rrugët duken të bllokuara. Kolo Muani nuk lirohet nga Tottenham, Icardi nuk lëviz nga Galatasaray, ndërsa Sørloth konsiderohet i paprekshëm nga Atletico Madrid.

ROMA Bryan Zaragoza është shumë pranë transferimit te Roma. Spanjolli pritet të vijë nga Bayern me huazim dhe të drejtë blerjeje, e cila kthehet në detyrim në bazë të paraqitjeve dhe objektivave.

NAPOLI Napoli ka hedhur hapin vendimtar për Alisson Santos. Anësori brazilian ka mbërritur për vizitat mjekësore dhe pritet të vijë nga Sporting Lisbona me huazim 3 milionë euro dhe të drejtë blerjeje 15 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit