Kamioni doli nga rruga dhe përfundoi në bregdet! Pamje nga vendngjarja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.02.2026, 11:45

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në breg të detit pas tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Automjeti ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar në pjesën me gurë, ndërsa drejtuesi i tij, Përparim Kapaj, është gjendur brenda mjetit.

Policia ka ofruar ndihmën e parë për drejtuesin e kamionit, duke e transportuar me barelë dhe më pas e ka dërguar në spital për kujdes të mëtejshëm mjekësor. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se situata ishte e vështirë për shkak të pjerrësisë dhe pranisë së gurëve në vendin ku ka rënë automjeti.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për shkaqet që çuan në këtë aksident. Hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim, ndërkohë që rruga është pjesërisht e bllokuar deri në largimin e automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit