Nga vendpushim në landfill: ‘Bishti i Zhurit’ mbytet nga plehrat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2026, 11:56

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë shqetësuese në zonën e Rrogozhinës. Sipas tij, vendpushimi i njohur si “Bishti i Zhurit” është shndërruar në një pikë grumbullimi mbeturinash, ku hidhen pa kriter të gjitha llojet e plehrave.

Ai shprehet se gjatë një ndalese të bërë në këtë zonë ka mbetur thellësisht i zhgënjyer nga ndotja e madhe, e cila sipas tij shkaktohet kryesisht nga vetë qytetarët. Qytetari thekson se papërgjegjshmëria është alarmante, pasi çdo hapësirë e mundshme kthehet në vendhedhje mbeturinash, madje edhe fusha apo zona pranë autostradave që nuk kanë asnjë lidhje me menaxhimin e mbetjeve dhe nuk janë të pajisura me kosha.

Qytetari u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të marrin masa konkrete për pastrimin e zonës dhe për vendosjen e kontrollit, në mënyrë që këto hapësira të mos degradohen më tej dhe të mbrohet mjedisi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit