Barrierat e rrugës pranë kopshtit zoologjik në Tiranë kërcënim për kalimtarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.02.2026, 11:36

Barriera të larta metalike të vendosura përgjatë rrugës pranë kopshtit zoologjik në Tiranë kanë shkaktuar shqetësim dhe pasiguri tek drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët. Strukturat anësore të rrugës duken të amortizuara dhe të paqëndrueshme, duke ngritur dyshime për sigurinë e tyre.

Sipas qytetarëve, këto barriera rrugore krijojnë panik, pasi në disa segmente janë të pjerrëta, të amortizuara dhe duken sikur mund të shemben, veçanërisht gjatë kushteve të motit të keq. Ata theksojnë se rreziku është i pranishëm jo vetëm për automjetet që qarkullojnë në rrugë, por edhe për këmbësorët që kalojnë pranë saj.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të inspektuar gjendjen e barrierave dhe për të garantuar sigurinë rrugore. Ata shprehen se neglizhenca mund të çojë në aksidente të rënda, ndërsa kërkojnë masa konkrete për parandalimin e çdo rreziku të mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit