Azis-i i Bullgarisë i dha fund beqarisë, tregon lumturinë me burrin e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.02.2026, 11:11

Këngëtari bullgar Vasil Troyanov Boyanov, i njohur me emrin artistik Azis, u martua së fundmi dhe ka ndarë me ndjekësit disa foto të tij me bashkëshortin, pa zbuluar emrin e tij. Çifti pozuan në plazh, në restorante dhe vende të tjera, ndërsa në një nga fotot, burri i tij mban një kapuç ku shkruan: “E dua burrin tim”. Martesa e tij ishte surprizë për ndjekësit, pasi këngëtari kishte mbajtur gjithmonë jetën private larg mediave.

Azis njoftoi më parë në Instagram se po udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara për t’u martuar, dhe ndau një foto ku shihen unazat e martesës, duke shkruar: “Sapo u martuam. Faleminderit, Amerikë.” Kjo është martesa e tij e parë e regjistruar ligjërisht, pas lidhjes së tij të mëparshme me Nikolai Petrov Parvanov, me të cilin kishte organizuar një ceremoni në vitin 2006, por që nuk ishte e ligjshme dhe u përfundua në vitin 2008.

Azis është shprehur se është shumë i lumtur me burrin e tij. Këngëtari ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Ballkan, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Severina, Jelena Karleuša dhe Téa Tairović. Ai e filloi karrierën në fund të viteve 1990 dhe është bërë i njohur për hite si “Sen Trope”, duke u bërë një nga figurat më të njohura të muzikës pop-folk në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit