Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është 34 vjeçari Nevruz Krasniqi nga fshati Dejnë.
I ndjeri ishte prind i tre fëmijëve dhe la pas vetes edhe gruan shtatzënë. Për rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku njoftoi se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Nga fshati kanë bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit familjarët do të njoftojnë me kohë.