Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.02.2026, 10:31

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit të Lorena Goxhobellit, për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Vendimi ka hyrë në fuqi pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, të cilët paralajmëruan për pasojat negative që do të ketë zhvendosja e një institucioni kyç për qytetin. Mbyllja e zyrës ka shkaktuar shqetësim tek banorët, të cilët tani duhet të udhëtojnë në qytetin e Tiranës apo Fier për shërbime që më parë mund t’i merrnin lehtësisht në vendin e tyre.

Raportimet tregojnë se një pjesë e stafit është zhvendosur drejt Tiranës, ndërsa pjesa tjetër drejt Fierit, ndërkohë që ata që nuk pranuan asnjërën nga këto dy mundësi rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Ky vendim tregon qartë mungesë strategjie dhe respekti për punonjësit dhe qytetarët, duke i detyruar të përballen me kosto të mëdha transporti dhe vonesa administrative. Vendimet e tilla, të marra pa shpjegime të qarta, dëmtojnë funksionimin normal të shërbimeve publike dhe tregojnë një qasje burokratike dhe të largët nga nevojat reale të qytetarëve.

Ndërkohë, Edi Rama ka paralajmëruar se pas Vlorës do të shkrihen edhe zyrat e tjera të Kadastrës në rrethe, duke e zgjatur problemin në gjithë Shqipërinë. Sipas Ramës, shërbimet do të ofrohen online përmes e-Albania, por kjo platformë ka shfaqur shpesh probleme teknike dhe vonesa, duke e bërë virtualizimin e shërbimeve një premtim të paqartë dhe jo funksional. Vendimet e tilla ngrejnë shqetësime serioze mbi aftësinë e shtetit për të ofruar shërbime publike efikase dhe mbi menaxhimin e punësimit të stafit që ka vite përvojë në këto institucione.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit