Plagosja e Dacit në Lezhë, brenda berberhanes ishin një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.02.2026, 08:23

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci, pronar i një berberhane në zonë. I riu u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në momentin e ngjarjes, brenda biznesit ndodheshin disa persona, mes tyre edhe një punonjës policie si dhe një anëtar i fisit Nikulaj. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dyshohet për shkëmbim zjarri, ndërsa objektiv i sulmit nuk ka qenë vetë Daci, por persona të tjerë që ndodheshin në ambientet e berberhanes.

Hetuesit dyshojnë se në atentat mund të kenë marrë pjesë më shumë se një autor, ku njëri prej tyre dyshohet se ka zbritur nga një automjet dhe ka qëlluar me breshëri arme automatike. Sokol Daci, i njohur në zonë edhe si “berber Coli”, nuk rezulton person me precedentë penalë apo problematik, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit