Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur humoristin e njohur Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, Shabani ka pësuar disa dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.