Policia me maska kontrollon kafenetë për lloto, ndërsa porti i Durrësit ‘noton’ në drogë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.02.2026, 22:59

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihen efektivë të Policisë së Durrësit, të pajisur me maska, teksa kryejnë kontrolle në një lokal.

Sipas qytetarit që e ka dërguar videon, policët kanë hyrë nëpër kafe “gjoja për kontrolle për lloto”, por mënyra si paraqiten me maska, sikur po futen për të kapur kriminelin më të rrezikshëm të qytetit, e bën gjithë skenën të duket më shumë si shfaqje force sesa kontroll rutinë.

“Përshëndetje JOQ. Shife si bastis policia me maska në Durrës. Shkojnë nëpër kafe gjoja kontrollojnë për lloto, se kanë hall që të mbrojnë kriminelat”, shkruan qytetari.

Ironia është e thjeshtë: për kafenetë dhe qytetarët e zakonshëm shteti del me “armaturë”, maska dhe skenë aksioni… ndërsa përballë trafikut e kontrabandës, që janë plagë shumë më e madhe, Durrësi duket sikur lihet në mëshirë të fatit.

Durrësi është porti më i madh i vendit dhe ndër vite ka pasur raste kur janë zbuluar sasi të mëdha droge, si kokainë e lëndë të tjera narkotike, çka e bën paradoksale që energjia dhe “fuqia” e madhe policore shpenzohet për të kontrolluar lokalet për lloto, ndërsa në port, sipas perceptimit të qytetarëve, “bëhet nami”.

Qytetarët shprehen se kontrolle të tilla shpesh krijojnë frikë e presion te njerëzit e thjeshtë, ndërkohë që krimi i vërtetë, ai që sjell miliona, nuk e ndjen aspak “maskën” e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit