Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë.
I plagosuri është identifikuar si Sokol Daci, 30-vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur brenda një ambienti që shërbente si berberhane, ku sipas raportimeve është qëlluar me breshëri automatiku.
Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri më tani nuk është identifikuar.
Ndërkohë, Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat, si edhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.