Breshëri plumbash brenda berberhanes në Lezhë, plagoset 30-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.02.2026, 22:26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës, ku një person është goditur me breshëri plumbash brenda një berberhaneje. Sipas burimeve të para, dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit