“Hajdutllëku” i pronave në Himarë? Tavo krijon shoqërinë “Himara Invest”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.02.2026, 19:17

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka propozuar krijimin e shoqërisë tregtare “Himara Invest”, një strukturë që sipas qytetarëve synon të shmangë rolin e Këshillit Bashkiak në vendimmarrjet mbi pronat publike dhe të hapë rrugë për përdorimin e tyre nga kompani private.

Ndryshe nga ligji për administrimin e pronave bashkiake, projekti i Tavos parashikon që kjo shoqëri të menaxhojë të gjitha pronat e bregdetit dhe godinave shtetërore në pronësi të Bashkisë Himarë. Me këtë, pasuritë publike do të dalin nga kontrolli i drejtpërdrejtë institucional dhe do të kalojnë nën administrim të një kompanie që drejtohet nga vetë kryebashkiaku.

Sipas dokumenteve dhe burimeve të brendshme, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u fut për miratim projekti i vendimit për krijimin e “Himara Invest” në mënyrë të fshehtë, larg vëmendjes së publikut. Vendim i cili do t’i heqë Këshillit kompetencat mbi pronat dhe do t’i japë shoqërisë së re të drejtën për të hyrë në marrëveshje me kompanitë private për përdorim dhe ndërtim në prona bregdetare.

Skandali më i madh lidhet me pikën 10 të projekt-vendimit, e cila parashikon që të gjitha pronat e Bashkisë t’i kalojnë “Himara Invest”, duke i dhënë dorë të lirë kryebashkiakut dhe administratorëve së shoqërisë për menaxhimin dhe përdorimin e tyre.

Në statutin e shoqërisë, kryebashkiaku Vangjel Tavo figuron si pronar i vetëm, ndërsa administratori i “Himara Invest” është shtetasi Donjaldo Hoxha.

Në një zonë si Himara, ku çështjet e pronave kanë qenë gjithmonë të ndjeshme dhe shpesh burim konflikti, ky vendim ngre dyshime të forta për, mungesë transparence dhe rrezik për “grabitjen” e pasurive publike.

Ndërsa Bashkia e prezanton këtë si një iniciativë për “zhvillim” dhe “investime”, lind pyetja:

A po krijohet “Himara Invest” për interes publik, apo për të kaluar pronat e Himarës në duar të oligarkëve, larg syve të qytetarëve?

Himara, Vangjel Tavo, Himara Invest, Këshilli Bashkiak, pronat publike, pasuri bregdetare, centralizim pushteti, mungesë transparence, investime private, administrim pronash, konflikte pronash, kryebashkiaku, Donjaldo Hoxha, zhvillim, marrëveshje private, pronë publike, kontroll i pakufizuar, shqetësim qytetar, politika lokale, kapje pasurie publike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit