Ka ndërruar jetë, në moshën 64-vjeçare, gazetarja dhe moderatorja e njohur Rezarta Reçi, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Rezarta jonë u shua në paqe, mes dashurisë, respektit dhe përkushtimit të familjarëve, miqve dhe mjekëve që i qëndruan pranë gjatë gjithë sfidës së viteve të fundit. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër, më 2 shkurt 2026, në orën 15:00, në rrugën ‘Bardhyl’, Tiranë”, thuhet në mesazhin e familjes Reçi.
Rezarta Reçi ka pasur një karrierë të gjatë në gazetari dhe televizion, ku ka kontribuar si gazetare dhe moderatore. Paralelisht me angazhimin e saj në media, ajo ishte edhe autore e disa botimeve, të cilat përfshinin intervista, rrëfime personale dhe reflektime mbi përvojën e saj profesionale dhe jetësore.