Kjo është hera e disatë që banorët e pallatit 814 në lagjen 18 të Durrësit denoncojnë gjendjen e rëndë të godinës, e cila sipas tyre është lënë pas dore nga Bashkia, ndonëse pallatet përreth janë rikonstruktuar pak kohë më parë.
Ata shprehin shqetësim të madh për depozitat e ujit dhe tavanin e dëmtuar në tarracë, që paraqesin rrezik serioz për jetën e banorëve, veçanërisht gjatë shirave dhe erërave të forta. Një qytetar, banues në katin e pestë të pallatit pranë shkollës “Naim Frashëri”, tregon se pallati ka probleme të rënda strukturore dhe lagështirë, ndërsa kohët e fundit kanë rënë edhe copa betoni.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit për të shmangur çdo pasojë dhe për të garantuar siguri.
I braktisur nga Bashkia e Durrës dhe Emiriana Sako në krye të saj, ky qytetar i propozon kryebashkiakes që ajo të shkojë të jetojë në shtëpinë e tij me lagështi, ndërsa vetë denoncuesi të marrë fëmijët dhe të shkojë në shtëpinë e kryetares. Sipas tij, kjo do të ishte e vetmja mënyrë që Emiriana ta merrte