Kaosi në Librazhd–Qafë Thanë, pasi mori 29 mln € ‘ANK’ e vëllait të socialistit rëndon situatën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.02.2026, 15:47

Një masiv i madh dheu dhe shkëmbinjsh ra paraditen e kësaj të diele në zonën e Dragostunjës, duke bllokuar plotësisht aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë. Rrëshqitja masive paralizoi qarkullimin për dhjetëra automjete, përfshirë një auto-ambulancë me një grua me këmbë të thyer, të cilën stafi mjekësor u detyrua ta transportonte me barrelë përmes lumit, për të arritur në Spitalin e Elbasanit.

Sipas banorëve dhe shoferëve të bllokuar, situata është përkeqësuar nga ndërhyrjet e fadromave të kompanisë A.N.K. SHPK, në pronësi të shtetasit Agim Kola, vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola, e cila po punon në projektin e zgjerimit të aksit, pjesë e Korridorit Tetë. Masivët e gurëve dhe dheut që po hidhen në rrugë janë drejtuar drejtpërdrejt në lumë, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për mjedisin, ndërsa qindra qytetarë mbeten të bllokuar për orë të tëra pa asnjë informacion.

Investimi i këtij projekti ka një fond limit prej rreth 29 milionë eurosh (me TVSH), por kritikët theksojnë se paratë e taksapaguesve shqiptarë po përdoren pa masat minimale të sigurisë. Ndërkohë, banorët paralajmërojnë se situata mund të vazhdojë për orë të tëra, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, ndërsa kompania që po kryen punimet duket se nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit