Rruga e fshatit Besh-Kodër në Tiranë është e bllokuar prej disa ditësh, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Banorët denoncojnë se situata ka mbetur pa zgjidhje, pasi askush nuk është marrë seriozisht me pastrimin dhe riparimin e rrugës, e cila sot është e pakalueshme.
Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në mënyrë simbolike, duke hequr një sasi balte, por më pas e ka lënë rrugën të përmbytet nga uji, duke e bërë situatën edhe më problematike. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të mundësuar qarkullimin normal dhe për të shmangur bllokimin total të fshatit
"Përshëndetje JOQ! Rruga e fshatit Besh-Kodër, e cila kufizohet me rrugën e Arbrit, është 3 km. Nga rruga e Arbrit deri në qendër të fshatit rruga është e bllokuar prej disa ditësh, askush nuk interesohet për të. Ka ardhur Bashkia e Tiranës duke bërë gjoja se po e pastron, teksa heq një sasi balte, dhe pasi i heq atë e lë të përmbytet në ujë, teksa e bën akoma më shumë të pakalueshme. Kjo nuk është normale sepse ka bllokuar gjithë fshatin, i cili nuk kalon asnjë automjet dhe nuk mer masa njeri për këtë problem. Makinat janë bllokuar, nuk kalon asnjë makinë, edhe pasi erdhi bashkia, ajo vetëm e bëri më keq", shkruan qytetari.