Bie guri madh në aksin Pejë-Kuqishtë, dëmtohet rëndë një veturë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.02.2026, 14:19

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Pejë – Kuqishtë, ku një gur i madh ka rënë në rrugë dhe ka dëmtuar rëndë një veturë që po kalonte në atë zonë.

Ende nuk ka informacione nëse ka pasur persona të lënduar.

Në video shihet se vetura ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa gurët mbeten në rrugë, duke krijuar rrezik për automjetet e tjera që kalojnë në zonë.

Rastet e tilla rrisin nevojën për kujdes të shtuar gjatë kalimit, sidomos në periudha me reshje ose mot të paqëndrueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit