Zonja e shtëpisë humbi jetën nga zjarri, burri në spital! Nevojitet ndihmë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.02.2026, 16:54

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ ditën e sotme, dhe bëhet fjalë për një familje nga Tropoja.

Në fshatin Myhejan në njësinë administrative Tropojë e Vjetër jeton familja Memia. Në 22 janar të këtij viti shtëpia e tyre u përfshi nga një zjarr i madh i cili shkrumboi gjithçka.

Për fat të keq, pasojat e zjarrit nuk ishin vetëm dëme materiale por edhe jetë njerëzish. Dritë Memia Gjoni, zonja e shtëpisë mori lëndime të shumta nga flakët. Pas 6 ditësh në spital ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë, e lënë pas një dhimbje të pazëvendësushme.

Bashkëshorti i saj, Sadri Memia, mësues dhe një njëri që ka shërbyer me përkushtim ndaj disa brezave në këtë vend ndodhet ende në spital duke u trajtuar nga mjekët, pasi dhe ai morri djegie të shumta në momentin e tragjedisë.

Kjo ngjarje u mori atyre gjithçka, prandaj sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e shqiptarëve të mirë. Çdo kontribut është shpresë për Sadriun dhe dy djemtë e tij Arbër dhe Aldon Memia.

Të dhënat për ndihmë janë këto:

IBAN për ndihmë financiare: AL17202113430000000020827575

Numra kontakti djemtë Arbër dhe Aldon Memia:

+355 68 404 4237 +355 68 800 1097

Kush nuk mund t’i ndihmojë financiarisht, çdo shpërndarje e këtij njoftimi do të ishte një mundësi më shumë që thirrja e tyre të shkojë në veshin e duhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit