Aksident në Urën e Ulzës, makina bie në humnerë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.02.2026, 13:45

Një aksident rrugor është regjistruar pranë Urës së Ulzës, në zonën e Burrelit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit