Një avion i nisur nga Londra, Stansted Airport, për në Tiranë ka kryer ulje emergjente në Gjermani pasi një pasagjer shqiptar, rreth 32–33 vjeç, humbi ndjenjat dhe dyshohet për infarkt.
Pasagjerët që ishin pjesë e bordit të avionit thonë se ai po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e tyre rreth 3 vjeç, kur papritur humbi ndjenjat.
E frikësuar nga kjo situatë, bashkëshortja ka kërkuar ndihmën e ekuipazhit dhe avioni ka bërë menjëherë ulje emergjente në Gjermani.
Pas uljes emergjente, shqiptari është dërguar me ambulancë për në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij, ndërsa avioni ka rinisur udhëtimin për në Tiranë.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje joq. Avioni qe eshte nisur nga londra stansted airport per ne tiran
Ka ber ulje emergjence ne gjermani per arsyje se nje patrioti jone diku tek 32 33 vjec ka humbur ndjenjat dhe dyshojn per infrakt..dhe per momentin nuk kan then asgje per gjendjen e tij.. Thjesht i lutemi zotit qe te jet shendosh e mir
Jo une nk isha personalisht por ishin prinderit e mi te cilet me moren ne tel dhe me shpjeguan gjendjen. Dhe tani sa me lajmeruan me than qe avioni u nis por pa djalin qe u semur
Me than qe e mori ambulanca dhe iken. Eshte nisur nga londra per tiran. Ne oren 7:00 eshte ber nisja nga stansted dhe mberinin ne 11:00 ne tiran. Jo nuk u kan then asgje per shendetin e tij. Ishte me nusen dhe gocen tyre diku tek 3 vjece
Djali ne nje moment kishte ngrir dhe nk reagonte fare. Ne ate moment kishte bertitur e shoqja Dhe ne ate moment erdhen doktoret E prun pak ne vete Dhe ben ulje emergjence