Banorët dhe vizitorët e fshatit Dardhë kanë mbetur të izoluar pasi rrugët janë bllokuar nga bora e rënë gjatë natës.
Ata thonë se deri më tani nuk ka mbërritur asnjë makinë borëpastruese për të hapur rrugët dhe janë vetë banorët e fshatit ata që po përpiqen të pastrojnë rrugët për të mundësuar qarkullimin.
Banorët dhe vizitorët apelojnë për ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet lokale për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e aksesit normal pasi edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.