Korridori VIII i Belës rrezik tragjedie në aksin Librazhd–Prrenjas

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.02.2026, 11:53

Kalimtarët që po frekuentojnë aksin Librazhd–Prrenjas denoncojnë situatën alarmante ku shembjet e dheut nga punimet e Korridorit VIII kanë bllokuar plotësisht rrugën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Qarkullimi është ndërprerë për kilometra të tërë, ndërsa njerëzit shpëtojnë mrekullisht nga Zoti.

Denoncimi 1:

Përshëndetje JOQ! Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas është komplet i bllokuar. Mali po shembet nga punimet në rrugë, gati për të vrarë njerëzit, të cilët shpëtojnë rastësisht. E gjitha ka ardhur nga punimet e firmës punuese për korridorin e Tetë. Publikojeni, trafiku është kilometrik.

Denoncimi 2:

Përshëndetje JOQ! Urgjente, ju lutem. Shembet dheu nga punimet e rrugës që po bëhen. Bllokohet aksi Librazhd–Prrenjas. Ishalla nuk ka zënë makina poshtë.

Problemet e përsëritura tregojnë mungesë kontrolli dhe menaxhimi efektiv nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, duke vënë në pikëpyetje seriozisht masat e marra për sigurinë dhe cilësinë e rrugëve.

Vetë projekti i Korridorit VIII, një nga aksionet më strategjike rrugore të vendit, po zbatohet me segmente të fragmentuara dhe tenderë problematikë. Pjesa Elbasan–Lekaj pjesë e Korridorit 8 po projektohet nga bashkimi i firmave PNI-2001, G & K, GeoENG dhe ABKONS, ndërsa ndërtimi i aksit Elbasan–Qafë Thanë është dhënë firmave të ndryshme me fonde publike që arrijnë 105 milionë euro. Tenderët kanë indicie për favorizim dhe mungesë konkurrencë reale, ndërsa rrugët shpesh nuk përfundojnë në afat, duke lënë qytetarët të ekspozuar ndaj rrezikut dhe cilësia e masave të ndërmarra nga institucionet mbetet e pamjaftueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit