Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkrumbuar plotësisht një kat të një banese dykatëshe, duke alarmuar banorët e zonës në orët e vona të natës.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të rënies së zjarrit, por dyshimet e para lidhen me një defekt në instalimet elektrike ose me një mjet ngrohjeje të lënë ndezur gjatë natës, në kohën kur familjarët ndodheshin në gjumë. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve dhe banesat përreth.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët janë nxjerrë në kohë nga banesa me ndihmën e fqinjëve.