Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan duke ngritur shqetësime serioze për infrastrukturën në një nga zonat me trafikun më të rënduar.
Sipas denoncimit, rruga ndodhet në kushte të amortizuara, duke e bërë të vështirë dhe të rrezikshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Qytetari shpreh indinjatën se si një aks rrugor me fluks të madh levizjeje lihet në këtë gjendje, në një kohë kur Shqipëria synon integrimin europian.
Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse dhe paralajmëron gjithashtu për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë zonë, për shkak të rrezikut të shtuar për dëmtime dhe aksidente.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh si jeni. Jemi tek rruga lidhja e prizrenit paskuqan. Ore si eshte e mundur te lihet nje rruge ne mes te tiranes ne kete gjendje ne nje shtet qe pretendon qe eshte gati te futet ne evrop?!!.. ore ne sjemi as per evrop as per WC. Si shtet dhe si popull. Nje popull normal sduhet ta pranoj kete gje as nje shtet nuk duhet ta ler te shkoj rrugen deri ketu. Flm po e publikuat. .. ahh kujdes parkimen dysh