Blloku i pallateve në zemër të Durrësit, si në vitet ’50

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.02.2026, 10:29

Një banor i lagjes nr. 1, Blloku nr. 3 në Durrës, ngre shqetësimin për gjendjen e rënduar të banesave të vjetra, të ndodhura pranë Kolegjit Amerikan, murit të Kalasë së Durrësit dhe shëtitores Taulantia, një zonë mjaft e frekuentuar nga turistët. Sipas tij, ndërtesat, të ndërtuara në vitet ’50, ndodhen në një gjendje të amortizuar dhe pa asnjë ndërhyrje mirëmbajtjeje ndër vite.

Banori shprehet se situata është zhgënjyese dhe e papranueshme, sidomos duke pasur parasysh rëndësinë historike dhe turistike të zonës. Ai apelon që bashkia Durrës me kryetare Emirjana Sakon të marrë masa të menjëhershme për restaurimin dhe mirëmbajtjen e këtyre banesave, në mënyrë që imazhi i qytetit të mos dëmtohet dhe mos cënohet siguria e banorëve të zonës.

"Këtu jemi në lagjen nr. 1, Blloku nr. 3 në Durrës, pikërisht ngjitur me Kolegjin Amerikan, me murin e Kalasë së Durrësit dhe me shëtitoren Taulantia, ku pjesa më e madhe e turistëve frekuentojnë qytetin e Durrësit. Unë jam një banues i këtij blloku banesash dhe, me thënë të drejtën, më vjen shumë keq që është katandisur seriozisht në këtë gjendje. Këto janë ndërtesa të viteve ’50 dhe nuk është bërë asnjëherë një mirëmbajtje", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit