“Dua të bëhem asistente e tij”, një vajzë shqiptare në dosjen e Epstein, i kërkuan foto me cilësi të lartë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.02.2026, 08:54

Në mesin e rreth 3 milionë faqeve të reja të publikuara së fundmi në lidhje me dosjen e Jeffrey Epstein, shfaqet edhe emri i një vajze shqiptare, e cila rezulton se ka aplikuar për një vend pune si asistente personale.

Sipas dokumenteve, e reja me iniciale E.T. ka aplikuar në mars të vitit 2017. Fillimisht, ajo i ka dërguar një CV një personi ndërmjetës, emri i të cilit është i mbuluar në materialet e publikuara, duke shprehur interes për pozicionin e punës. Nga të dhënat e CV-së rezulton se në atë periudhë ajo jetonte në Paris.

Sipas komunikimeve, vajza ishte rreth 21–22 vjeçe, siç e përshkruan agjenti i Epstein, ndërsa i kërkon këtij të fundit mendim nëse duhet ta ftojë kandidaten në intervistë. Në vijim, asistenti i Epstein i kërkon asaj të dërgojë “3 foto me cilësi të mirë dhe CV-në”. Kandidatja i përcjell më pas dokumentet dhe tri foto personale.

“Ta marr në intervistë këtë? Është 21–22 vjeçe, jeton në Paris”, shkruan asistenti në një nga mesazhet. Pas këtij komunikimi nuk ka më korrespondencë të dokumentuar dhe mbetet e paqartë nëse vajza me origjinë shqiptare, e cila në vitin 2017 jetonte në Paris, ka vijuar më tej procesin apo ka punuar ndonjëherë për Jeffrey Epstein.

Një pjesë e madhe e emaileve dhe dokumenteve të publikuara datojnë më shumë se një dekadë më parë dhe hedhin dritë mbi marrëdhëniet dhe aktivitetet e Epstein gjatë periudhës kur ai përballej me probleme serioze ligjore. Epstein vdiq në gusht të vitit 2019 në burg, ndërsa ishte nën akuza për një skemë të gjerë trafikimi seksual.

Jeffrey Epstein ishte një financier amerikan, i dënuar si trafikant qeniesh njerëzore, abuzues seksual i fëmijëve dhe përdhunues serial. Ai ndërtoi një rreth shoqëror elitar dhe, sipas autoriteteve, përfshiu të paktën 1,000 gra dhe vajza, shumë prej tyre të mitura, të cilat u nënshtruan dhunës dhe abuzimit seksual të përsëritur nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit