Fenomeni i rrallë optik që “shumëfishoi” Hënën mbi qiellin e Moskës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.01.2026, 23:55

Një fenomen i rrallë atmosferik, i quajtur “paraselene”, u shfaq mbi Moskë dhe zonat përreth.

Ky efekt optik ndodh kur drita e Hënës përçohet dhe shpërndahet nga kristalet e akullit në atmosferë, duke krijuar iluzionin e dy ose më shumë “Hënave” në qiell.

Nuk është Hëna reale që ndahet, është thjesht drita që reflektohet te kristalet e ngrira lart në ajër, sikur të shihje një ose disa pasqyrime të Hënës anash saj.

Rezultati? Një pamje mbresëlënëse dhe e çuditshme në qiell, si dy ose më shumë Hëna njëkohësisht.

Fenomene si ky janë të rralla, por ndodhin kur atmosfera ka kristale të rrafshuara akulli dhe Hëna është në një pozicion të favorshëm për reflektim optik.

Në pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, shihet qartë ky iluzion i pazakontë, që ka habitur mijëra njerëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit