Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur nga Kombinati, konkretisht në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ku një qytetar raporton se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00–21:00, është goditur nga një tjetër drejtues mjeti.
Sipas denoncuesit, pas përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa personi përgjegjës është larguar menjëherë nga vendngjarja pa marrë asnjë përgjegjësi dhe pa ofruar zgjidhje për dëmin e shkaktuar.
Qytetari shprehet se kërkon që autori të paraqitet sa më parë në vendin ku ka ndodhur ngjarja për të shlyer dëmin, duke theksuar se zgjidhja e situatës në mënyrë qytetare do të shmangte përshkallëzimin dhe përfshirjen e Policisë.
Raste të tilla tregojnë mungesë përgjegjësie dhe respekti në qarkullimin rrugor, ndërsa autoritetet duhet të marrin seriozisht denoncime të tilla për të garantuar rend, siguri dhe zbatim të ligjit.