“Plehra në Pushimin e Ragës, Llatja i Elbasanit të marrë masa”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.01.2026, 14:40

Zona e njohur si Pushimi i Ragës, e ndodhur mes fshatrave Balëz dhe Letan, në rrugën që të çon drejt liqeneve të Funarit, është mbuluar nga mbeturinat. Pamjet tregojnë një situatë alarmante, ku natyra dhe përroi që kalon pranë zonës janë ndotur rëndë, duke e kthyer këtë vend pushimi në një vatër ndotjeje.

Banorët e zonës i bëjnë thirrje Bashkisë Elbasan me kryetar Gledian Llatjan të ndërhyjë sa më parë për pastrimin e territorit dhe marrjen e masave parandaluese. Ata kërkojnë vendosjen e koshave të mbeturinave, kamerave të sigurisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës, duke theksuar se ndotja kryhet kryesisht nga individë që vijnë me automjete.

“Përshëndetje JOQ! Zona quhet Pushimi i Ragës, midis fshatrave Balëz dhe Letan (rruga që shkon drejt liqeneve të Funarit). Kërkojmë që Bashkia Elbasan të marrë masa, së pari, ta pajisë zonën me kosha mbeturinash dhe, së dyti, të vendosë kamera dhe të gjobisë, duke u marrë targat e makinave, ata që e kanë katandisur kështu këtë vend dhe përroin që kalon poshtë tij. Kjo zonë është kthyer në vend hedhjeje mbetjesh, pasi ndotja bëhet nga persona që vijnë me makinë, sepse në këmbë nuk shkon askush për ta katandisur në këtë gjendje këtë vend.”-shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit