Rruga e Vorës me gropa të rrezikshme! Shera i bashkisë ju teston amortizatorin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.01.2026, 13:14

Banorët e Vorës ankohen për gjendjen e rëndë të rrugës dytësore që lidh fshatrat dhe lagjet e qytetit.

Sipas tyre, pothuajse çdo ditë makinat dëmtohen nga gropat e shumta, ndërsa gjatë shiut situata bëhet edhe më e vështirë, pasi gropat janë të padallueshme.

Përshëndetje JOQ! Nuk e di dhe sa vite të tjera kjo rrugë dytësore në Vorë do të jetë në këtë gjendje skandaloze. Më e keqja është se kur bie shi, gropat mezi dallohen dhe makinat ngelën në servis. Turp!”-shkruan qytetari.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia e Blerim Sherës për riparimin e rrugës. Ata paralajmërojnë se nëse nuk bëhet asgjë, dëmet dhe rreziku për aksidente do të rriten ndjeshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit