Bashkia Lushnje lë shtyllën jo në trotuar, por në cep të rrugës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.01.2026, 09:53

Në lagjen Çlirimi të qytetit të Lushnjës, po vazhdojnë punimet për asfaltimin e një rruge kryesore, ndërsa banorët kanë vënë re një problem të mundshëm në terren.

Shtylla elektrike që ndodhet në mes të rrugës duket se nuk do të spostohet, edhe pse rruga po përgatitet për shtrimin e asfaltit. Banorët shprehin shqetësimin se vendosja e saj në këtë pozicion mund të krijojë rrezik për qarkullimin dhe të pengojë përdorimin normal të rrugës.

"Përshëndetje JOQ! Kjo video është bërë në lagjen Çlirimi të qytetit të Lushnjës. Rruga që shihni po bëhet gati për t’u shtruar me asfalt dhe shtyllën bashkia ka menduar ta lë në mes të rrugës. A është e drejtë kjo? Sepse nëse do të kishin ndërmend ta spostonin, do ta kishin lëvizur më parë. Punimet janë në fazën e asfaltimit", shkruan banori.

Banorët nënvizojnë se, nëse qëllimi do të ishte ta spostonin, punimet do të ishin planifikuar në mënyrë të tillë që shtylla të hiqej para asfaltimit, duke shmangur kështu çdo pengesë për trafikun dhe përfundimin e punimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit