Shpëtoni Azaanin duke dhuruar nga linku GoFundME!
Azaani është vetëm një muajsh. Një foshnjë e vogël, e lidhur me tela dhe aparatura, që çdo çast lufton për frymën, për jetën. Kraharori i tij i brishtë ngrihet me vështirësi, ndërsa çdo frymëmarrje është një betejë më vete.
27 dhjetori, dita kur duhej të ishte fillimi i lumturisë më të madhe për prindërit e tij, u shndërrua në ditën më të errët. Në vend të gëzimit, ata u përballën me një të vërtetë që ua copëtoi shpirtin: fëmija i tyre i parë, ëndrra që e kishin pritur me aq dashuri, erdhi në jetë me një defekt të rëndë në zemër, një sëmundje që ia rrezikon jetën çdo ditë.
Nëna nuk arriti ta mbante asnjëherë në krahë. Nuk pati mundësi t’i puthte ballin apo t’i ndiente aromën. Menjëherë pas lindjes, Azaani u intubua. Inkubatori i ftohtë prej xhami u bë shtrati i tij, i vetmi vend ku mund të mbahet gjallë, qoftë edhe për pak kohë.
Çdo ditë, prindërit e tij qëndrojnë pranë atij inkubatori, me sy të skuqur nga pagjumësia dhe zemër të thyer. Presin, pa e ditur çfarë do sjellë ora tjetër. Me lot në sy, i luten Zotit për një mrekulli, për një shenjë shprese.
Nëna kujton muajt e shtatzënisë, kur i fliste Azaanit përmes barkut dhe i këndonte me zë të ulët. Sot, shtëpia është e heshtur. Krevati dhe karroca kanë mbetur bosh. Rrobat e vogla janë ende të palosura, të paprekura. Jeta e këtyre dy prindërve duket sikur është ndalur në mes.
Emrin Azaan ia vendosën që gjatë shtatzënisë. Një emër që simbolizon thirrjen për ezan, thirrjen për lutje. Dhe sot, Azaani është vetë një thirrje. Një thirrje për lutje, për ndihmë, për shpresë.
Prindërit nuk kanë mundësi financiare për ta çuar jashtë vendit për operacionin që i shpëton jetën. U ka mbetur vetëm shpresa… por edhe ajo po venitet çdo ditë e më shumë.