Elona denoncon grabitjen e fëmijës në Itali, nuk e shikon prej 8 vitesh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.01.2026, 19:01

Elona Dervishi një shqiptare që jeton prej vitesh në Itali i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problem tepër madhor që po e shqetëson prej vitesh dhe nuk po arrin të gjejë drejtësi në asnjë institucion.

Në vitin 2015 Elona martohet me një shtetas italian, dhe në vitin 2018 bëhet nënë e një djali i cili lindi 8 muajsh.

Kur fëmija bëri 8 muaj jetë, në shtëpinë e saj shkuan disa persona që u prezantuan si “asistenca sociale”. Elona tregon se ata pretenduan se fëmija dhunohej nga ajo, dhe i kërkuan që t’i merrnin fëmijën për t’i bërë disa ekzaminime.

Në momentin që shkuan në spital, forcat e rendit e ndanë Elonën nga djali i saj i vogël. Ajo e takonte djalin gjithmonë e më rrallë, teksa në vitin 2019 nuk mund të takonte më për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas informacioneve që ka Elona, djalin e saj ia kanë dhënë një familje pa fëmijë, një çifti Masimo dhe Barbone, por që shqiptarja nuk ka asnjë informacion se ku banojnë ata.

Prej atij viti Elona nuk e ka parë më djalin e saj, i cili tani duhet të jetë rreth 8-vjeç. Asistenca sociale që i shkoi në shtëpi është zhdukur pa i dhënë asnjë informacion, ndërkohë që autoritetet në Itali nuk e kanë ndihmuar për të gjetur të birin.

Elona i drejtohet me një thirrje publike shtetit Shqiptar dhe institucioneve ligjzbatuese që ta marrin parasysh rastin e saj dhe ta ndihmojnë që të gjejë djalin që iu grabit.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit