Faton Peci intervistohet si i dyshuar për skandalin e subvencioneve në Bujqësi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.01.2026, 13:32

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po intervistohet gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas informacioneve të siguruara, ky intervistim nuk ka të bëjë me procese administrative, por Peci po dëshmon në cilësinë e të dyshuarit. Burimet bëjnë me dije se hetimet ndaj ish-ministrit janë përqendruar te mënyra e ndarjes së fondeve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë gjatë mandatit të tij.

Dyshimet e organit të akuzës lidhen me parregullsi të mundshme në shpërndarjen e këtyre mjeteve financiare, të cilat kapin vlera të larta të buxhetit të shtetit.

Peci është duke u hetuar nga Prokurori Admir Shala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit