Nderohen para stadiumit të PAOK 7 tifozët që humbën jetën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.01.2026, 13:28

Një aksident tragjik i ndodhur më 27 janar u mori jetën shtatë tifozëve të PAOK-ut, të cilët po udhëtonin për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në transfertë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rumani, teksa grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia drejt Francës, ku PAOK-u do të përballej me Lionin në kuadër të kompeticionit europian. Mbrëmjen e djeshme, përpara zhvillimit të ndeshjes, u zhvilluan homazhe për tifozët e rinj që humbën jetën. Trupat e viktimave u sollën pranë stadiumit të PAOK-ut, ku një numër i madh tifozësh u mblodhën për t’u dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’i nderuar me brohoritje e flakadanë, duke krijuar një atmosferë thellësisht prekëse.

Shtatë arkivolet mbërritën në Selanik me një avion ushtarak C-130 nga Timişoara, i cili u ul në Aeroportin e Maqedonisë pak pas orës 18:00. Përpara nisjes, në Aeroportin e Timişoarës u mbajt një shërbim përkujtimor, ku peshkopi metropolitan lokal vendosi nga një trëndafil të bardhë mbi secilin arkivol.

Pas mbërritjes në Selanik, tifozë të shumtë pritën avionin dhe shoqëruan arkivolet në një procesion me motoçikleta drejt stadiumit Toumba, duke brohoritur slogane si “Të Pavdekshëm” dhe “Vëllezër, ju jetoni, ju na udhëhiqni”, në një nderim emocional për shtatë mbështetësit e ndjerë të klubit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit