“Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshkrimet për president”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.01.2026, 08:48

Arben Gashi, ka deklaruar se në qarqet politike po qarkullojnë informacione sipas të cilave kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke siguruar nënshkrime për të kandiduar për postin e presidentit të Kosovës.

Gashi ka theksuar se LDK-ja aktualisht nuk ka kapacitetin numerik për të propozuar një kandidat për president, duke marrë parasysh numrin e votave të marra në zgjedhjet e fundit.

Ai shtoi se zgjedhja e presidentit pritet të jetë një ndër temat më të rëndësishme politike në muajt e parë të këtij viti, veçanërisht për shkak se mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon në prill.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit