Familjarët e një të moshuari i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij, pasi ai është zhdukur ditën e sotme dhe prej disa orësh nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.
Sipas familjarëve, i moshuari quhet Myzafer Cili dhe është nga fshati Barbullinjë, Lushnjë. Ata shprehen se ai nuk është i aftë mendërisht, ndaj situata është tepër shqetësuese dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
I moshuari është parë për herë të fundit rreth orës 10:00 paradite në zonën Fier–Shegan. Ndërkohë, sipas kërkimeve të familjarëve, dyshohet se është parë edhe në fshatin Poshnjë rreth orës 14:00, por më pas nuk ka më asnjë gjurmë.
Familjarët shprehen se ai mund të jetë i lagur plotësisht nga reshjet e shiut që kanë përfshirë zonën, dhe qëndrimi gjatë natës në rrugë mund të jetë fatal, pasi ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka shumë pak gjasa të gjejë strehë.
Sipas tyre, në momentin e largimit nga banesa ai mbante veshur një xhaketë kafe dhe një kapele në kokë.
Kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në këtë numër telefoni: +355 69 467 7291.