SHBA ka dërguar një tjetër anije luftarake në Lindjen e Mesme, si pjesë e përforcimit masiv ushtarak në rajon mes tensioneve në rritje me Iranin.
Një zyrtar amerikan konfirmoi për mediat se anija shkatërruese 'USS Delbert D. Black' ka hyrë në rajon gjatë 48 orëve të fundit. Me këtë lëvizje, numri i shkatërrueseve amerikane në Lindjen e Mesme shkon në gjashtë. Përveç tyre, në rajon ndodhet një aeroplanmbajtëse dhe tre anije të tjera luftarake të tipit 'littoral combat'.
Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar ndjeshëm. Raportohet se kjo vjen pas shtypjes së dhunshme të protestave në Iran, ku organizatat e të drejtave të njeriut flasin për mijëra viktima.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar ndërhyrje në mbështetje të protestuesve. Ai deklaroi se 'koha po mbaron' për një marrëveshje bërthamore, duke kërcënuar se dështimi i diplomacisë mund të pasohet nga një sulm masiv amerikan. Nga ana tjetër, Irani është kundërpërgjigjur duke premtuar një 'goditje shkatërruese' ndaj çdo agresioni.