Dimarco shënon nga goditja e dënimit, Interi mund Dortmundin në shtëpi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.01.2026, 15:08

Interi triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Borussia Dortmund në sfidën e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht fitores, zikaltërit e drejtuar nga Cristian Chivu nuk arritën të siguronin një vend mes tetë më të mirave, duke u ndalur në fazën “play-off”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 81-të ishte Federico Dimarco ai që zhbllokoi takimin me një eurogol nga goditja e dënimit. Për golin që vulosi përballjen mendoi Diouf në minutën 90+4.

Në fund, Interi e mbylli këtë fazë në vendin e 10-të të renditjes, ndërsa tani vëmendja është përqendruar te shorti i ditës së premte, ku do të mësohen kundërshtarët e fazës “play-off”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit