Nesër përfundon rinumërimi i votave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.01.2026, 12:38

Procesi i rinumërimit të votave të 28 dhjetorit pritet të përfundoj nesër. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në 34 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit.

Ai tha se deri të enjten në ora 10:00 janë rinumëruar rreth 88 për qind e vendvotimeve.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 312 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces”, tha Elezi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit