AUV-i merr vendim, do të asgjësojë produktin APTAMIL AR 2

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.01.2026, 10:33

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i siguron qytetarët se situata është nën kontroll të plotë dhe se institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, në përputhje me njoftimin e pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë (RASFF).

Nga momenti i pranimit të informacionit nga RASFF-ja e deri sot, nga tregu janë tërhequr 212 pako të produktit APTAMIL AR 2 – 400 g, me datë skadimi 02.01.2027, të cilat do të asgjësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë më tej me gjurmueshmërinë e shpërndarjes së produktit APTAMIL AR 2 – 400 gramë dhe me tërheqjen e tij nga tregu. Edhe pse përballet me mungesë të theksuar të inspektorëve, AUV-i dëshmon se mekanizmat e sigurisë ushqimore janë funksionalë dhe se shëndeti i konsumatorëve mbetet prioritet absolut i agjencisë”, thuhet në njoftim.

Periskopi pati raportuar për rastin javë më parë, çka solli edhe reagimin e instiucioneve në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit