Rama në hall të madh, kërkon godinë të re dhe të modernizuar për Parlamentin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.01.2026, 13:18

Mes 100 halleve që ka vendi ynë, kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë e ndërtimit të një godinë të re për Parlamentin, pa dhënë detaje se ku dhe kur do të fillojë projekti. Sipas tij, ndërkohë që administrata e Kuvendit ka nevojë për një “modernizim teknologjik”, duket se energjia pozitive e deputetëve mund të rritet vetëm me mure dhe tavane të rinj.

Ndërkohë që qytetarët përballen me çmimet e larta, rrugët e prishura dhe shërbimet e mangëta, qeveria mendohet për godinë të re për Parlamentin. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ai theksoi se administrata e Kuvendit duhet të modernizohet dhe të përfitojë nga një transformim teknologjik, si të ishte ky problemi kryesor i vendit.

Me pak fjalë, ndërkohë që qytetarët presin zgjidhje për problemet e përditshme, kryeministri duket se ka gjetur mënyrën më “efikase” për t’i dhënë energji pozitive deputetëve që vetëm ngrohin karriget, një parlament të modernizuar dhe tallje me popullin.

“Duhet ta vazhdojmë me administratën e kuvendit që kemi kohë që themi që duhet të modernizohet dhe të mbështetet nga një transformim teknologjik dhe nga ana tjetër duhet që të vendosim edhe piketat në një kalendar të qartë për godinën e re të Parlamentit të Shqipërisë. Të gjitha këto bashkë ndihmojnë për ti dhënë më shumë energji pozitive punës së deputetëve”, tha Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit