Gjendet pa shenja jete një taksist në veturën e tij në Prizren, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2026, 14:30

Një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi tha se viktima është A.S, 55 vjeçar, taksist që po priste në automjetin e parkuar në një vendparkim të rezervuar për TAXI.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Bytyqi.

Ai gjithashtu ka thënë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.

“Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të hetohet si “Hetim I Vdekjes” , në bashkërendim me Prokurorinë”, ka shtuar Bytyqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit