Shqiptarë, brazilianë, venezuelianë! Kriminelët që u transferuan nga burgu i Durrësit në Peqin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.01.2026, 09:42

Pas arratisjes së kriminelit Altin Ndoci, të paktën 15 të dënuar me rrezikshmëri të lartë janë zhvendosur nga burgu i Durrësit drejt Burgut të Peqinit, i pajisur me seksione të posaçme të sigurisë së lartë, përfshirë edhe regjimin 41 Bis. Në mesin e tyre janë Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, Orges Molla, ish-efektiv i policisë dhe pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, Juxhin Koka, i ekstraduar nga Spanja, dy shtetas brazilianë dhe një person nga Venezuela.

Vendimi për transferimin u mor pas një rivlerësimi të të gjithë 206 të dënuarve dhe paraburgosurve në burgun e Durrësit, ku më problematikët dhe me rrezikshmëri më të lartë u përzgjodhën për t’u dërguar në Peqin. Transferimi u krye nën masa të rrepta sigurie dhe konsiderohet një masë parandaluese për të minimizuar rrezikun e incidenteve brenda burgut.

Aktualisht, në Burgun e Durrësit vijojnë të qëndrojnë të dënuarit dhe paraburgosurit e tjerë, përfshirë ish-deputetin Jurgis Çyrbja, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe ish-zyrtarë të tjerë të akuzuar nga SPAK dhe në proces gjykimi. Këta individë mbeten në Durrës, ndërsa të rrezikshmit më të lartë janë tashmë në Peqin, nën masa të rrepta sigurie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit