Arlinda Pogaj e ka bërë Buxhetin e Shtetit si me qenë xhepi personal i shokut të ngushtë Blendi Gonxhes... Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka lëshuar dorën me oligarkët e Shëndetësisë këtë fillim viti, ku në vetëm pak ditë ka dhënë 1 MILIARD Lekë.

Pas gostitjes së Klodian Allajbeut me gjysmë miliard lekë, i radhës në sektorin e Shëndetësisë ka qenë oligarku Shkëlqim Verdha. Monopoli i Siemens në Shqipëri zotërohet nga ky oligark dhe të gjithë tenderat e këtij lloji i futen në xhep pa konkurrencë.
Temderat për Verdhën janë të shënuar si të riskuar për korrupsion, ndërsa drejtoresha e OPB duket se do të ndjekë rrugën e koleges Mirlinda Karcaj të AKSHI në SPAK.
Ky institucion është kamufluesi i disa prej tenderave më korruptivë në qeveri... thjesht imagjinoni pazaret që janë luajtur në OPB nëse SPAK vendos ta bëjë objekt hetimi...