Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i vëllai.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në Gjakovë. Sipas policisë, sulmuesi dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.