Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.01.2026, 12:29
Gjykata italiane ka dhënë vendime dënimi ndaj një grupi prej 14 personash të akuzuar për trafik droge, armëmbajtje dhe zhvatje. Mes tyre është edhe Elvis Demçe, i cili pas shqyrtimit me procedurë të shkurtuar është dënuar me 11 vjet e 4 muaj burg.
Ky vendim i shtohet një dënimi të mëparshëm prej 15 vjet e 4 muajsh, tashmë i formës së prerë për trafik droge. Autoritetet italiane kanë regjistruar gjithashtu dy marrëveshje për pranimin e fajësisë, ndërsa 12 të pandehur të tjerë do të përballen me gjykimin e rregullt.
Sipas mediave italiane, Demçe ndodhet aktualisht në burgun e Sassar-it nën regjimin e posaçëm 41-bis, duke u cilësuar si i pari shqiptar dhe italo-shqiptar i vendosur nën këtë regjim të ashpër. Ndaj tij vijojnë edhe procedura të tjera penale, përfshirë një dënim jo përfundimtar prej 18 vjetësh e gjysmë për tentativë vrasjeje në vitin 2020 në zonën e Acilias në Romë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR